75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Mbyllet pjesa e parë e finales së madhe, Dortmundi dominoi Realin

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, mes Borusia Dortmundit dhe Real Madridit.

Rezultati pas 45-minutave lojë në stadiumin ”Wembley” është i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Skuadra gjermane domonoi ndeshjen në pjesën e parë ku kishte edhe disa raste të mira për gol.

Fillimisht Karim Adeyemi kaloi edhe portierin Courtois, por nuk arriti të shënonte gol.

Tre minuta më vonë, gjuajtja e Füllkrug përfundoi në shtyllë, duke mos lejuar festën e Dortmundit./IndeksOnline/