75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Therje me thikë në Mitrovicë, dyshohet për hakmarrje

Një person në Mitrovicë, ka raportuar të shtunën në polici se është therur me thikë.

Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal, ku edhe është duke vazhduar trajtimin.

I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra, tha tutje policia.