Mourinho me lavdata për Ancelottim: Shkoni në zyrën e tij dhe shikoni sa medalje ka fituar

Carlo Ancelotti mbrëmë fitoi trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve si trajner.
Italiani udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të 15-të, duke e mposhtur në finale Borusia Dortmundin, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Golat e fitores u realizuan nga Dani Carvajal dhe Vinicius JR.
Pas këtij suksesi, ish-trajneri i Realit, Jose Mourinho nuk kurseu lavdatat për Carlo Ancelottin.
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale, ai është një trajner siç duhet. Ai vjen nga meritokracia. Shkoni në zyrën e tij dhe shikoni sa medalje ka fituar. Ky është Real Madridi, ata mund të tregojnë përulësi. Ndonjëherë ëhstë e vështirë për klubet e mëdha që të kenë këtë përulësi. Kur ata luajtën ndaj Manchester Cityt, që t’i mposhtin ata u desh që të ndryshojnë filozofinë. Pyetni tifozët e Real Madridit nëse ata ishin të lumtur që ndryshuan filozofinë e tyre. Ata nuk e shesin filozofinë e tyre, por sjellin medalje në zyre”,deklaroi Mouruinho./IndeksOnline/