75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 02 Qershor 2024 / G T

E konfirmon vet, Memphis Depay largohet nga Atletico: Tani jam “lojtar i lirë”, mund të shkoj ku dua!

Futbollisti i Kombëtares së Holandës, Memphis Depay është larguar përfundimisht nga Atletico Madrid edhe pse kishte kontratë me klubin deri në vitin 2025.

Megjithatë, Depay e ka ndërprerë kontratën me klubin spanjoll dhe tashmë është një “lojtar i lirë”, shkruan Indeksonline

“Po, tani unë jam një lojtar i lirë, dhe gjatë verës mund të shkoj ku dua. Por, për momentin nuk ka asnjë bisedim me ndonjë klub, do shohim pas Euro 2024”, u shpreh Depay

30-vjeçari gjatë këtij sezoni me Atletico Madrid zhvilloi 31 ndeshje në të gjitha garat, shënoi nëntë gola dhe bëri dy asiste.

Kujtojmë që vlera e lojtarit holandez në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 12 milionë euro, por transferimi i tij në ndonjë skuadër do të ndodh me para-metra zero./Indeksonline/