75 Mall Live Search
20:32 / E Diele, 02 Qershor 2024 / G T

U lëndua në ndeshjen që s’kishte rëndësi, mbrojtësi italian rrezikon Euro 2024

Skuadra e Fiorentinas mposhti 2:3 Atalantan në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të në Serie A.

Kampioni i UEFA Europa League, Giorgio Scalvini pësoi një lëndim në minutat e fundit të ndeshjes dhe u detyra të largohet nga fusha, shkruan Indeksonline

20-vjeçari ndjeu dhimbje në gjurin e tij dhe kështu u largua nga ndeshja i mërzitur.

Scalvini është i ftuar nga Luciano Spalleti në Euro 2024, por tani është pikëpyetje e madhe se a do t’ia arrij që të rikthehet nga lëndimi i pësuar.

Kujtojmë që Kombëtarja e Italisë bën pjesë në grupin B në Euro 2024, ku si kundërshtarë ka: Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë./Indeksonline/