75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 02 Qershor 2024 / AR

Pasi u lirua nga burgu, Gani Geci shijon jetën e natës (video)

Të premten pasdite është liruar nga burgi i Smrekonicës ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Dalja e tij u mirëprit nga miqtë e dashamirët e tij, të cilët kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe menaxheri i njohur Rinor Hykolli ndau një video nga mbrëmja e djeshme ku shihen duke shijuar jetën e natës në një diskotekë.

“Liria ka emer”, shkroi Hykolli ku ka etiketuar Ganiun në llogarinë e tij zyrtare./Indeksonline/