75 Mall Live Search
13:54 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / L K

Gjigandi i turizmit gjerman ka shpallur sot falimentimin!

Operatori i tretë më i madh turistik në Evropë, FTI nga Gjermania paraqiti sot kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit në Gjykatën e Qarkut të Mynihut.

FTI Touristik GmbH ka 11 mijë punonjës dhe falimentimi i gjigantit do të prekë dhjetëra mijëra pasagjerë, udhëtimet e të cilëve do të prishen.

As 595 milionët e dhëna si ndihmë shtetërore nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik (ëSF) gjatë krizës së koronës nuk e ndihmuan kompaninë gjermane për të shmangur falimentimin, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, synimin për të marrë përsipër e dha një konsorcium i drejtuar nga investitori financiar amerikan Certares, i cili synonte të blinte grupin FTI për një euro dhe të injektonte 125 milionë euro kapital të freskët në kompani. Autoritetet antimonopol ende duhej të miratonin transaksionin, por më pas gjërat shkuan keq.

As rritja prej 10 për qind e të ardhurave në vitin fiskal 2022-2023, me të ardhura totale prej 4.1 miliardë eurosh, nuk i ka ndihmuar të shmangin situatën./Indeksonline/