75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 04 Qershor 2024 / S Z

Qytetarët e komunave në veri ftohen për regjistrim në zyrat e punësimit, ofrohet mundësi e subvencionimit prej 70% të pagave

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në zyrat e punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.

Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të  70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

“Për më shumë, ju lutemi ndiqni deklaratën e Dragan Lesheviq, udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit” ,thuhet në njoftim.