Julian Alvarezi, synimi kryesor i skuadrës së madhe spanjolle

Julian Alvarezi është synimi kryesor i Atletico Madridit për afatin kalimtar të verës. Kjo është kërkesa e parë e Diego Simeones.
De Paul, Nahuel Molina dhe Correa janë katër argjentinasit që janë bërë “mësit” për sjelljen e tij në Madrid.
Për këtë blerje Atletico Madridi thuhet se ka gati plot 50 milionë euro për Alvarezin.
Në rast se dështon plani i Simeones, skuadra spanjolle do t’i kthejë sytë te Sorloth i Villarealit dhe Dovbyku i Gironës./Indeksonline/