75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 04 Qershor 2024 / k.v

Dyshohet për një mjet shpërthyes në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, policia bllokon rrugën

Policia e Kosovës ka ndaluar përkohësisht kalimin në rrugën “Agim Ramadani”, afër marketeve Viva Fresh dhe Interex në Mitrovicë.

Një zyrtar policor për gazetarin e Mitrovica Sot ka thënë se dyshohet për zbulimin e një mjeti shpërthyes.

Ai tha se po presin ekipet e specializuara për të verifikuar informacionin./IndeksOnline/