Zhvillohet një ushtrim fushor afër aeroportit të Prishtinës-pamje nga vendi i ngjarjes

Afër aeroportit të Prishtinës, te terminali doganor, sot është duke u mbajtur një ushtrim fushor ndërinstitucional.
Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive, duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit, mjekët, doganierët e stafi i aeroportit.

Policia e Kosovës informon se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30 dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe rikonfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë./IndeksOnline/
