75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Dhjetë lojtarë largohen nga Liverpooli

Skuadra e Livepoolit ka konfirmuar largimin e dhjetë lojtarëve.

Bëhet fjalë për dyshen e ekipit të parë, Joel Matip dhe Thiago Alcantara dhe tetë lojtarë nga ekipi i dytë, shkruan Indeksonline

Qendërmbrojtësi Matip zhvilloi më shumë se 200 ndeshje me “The Reds”, duke shënuar 11 gola, por nuk e vazhdoi kontratën e tij.

Ndërkohë, Thiago u paraqit 98 herë me Liverpoolin që prej transferimit nga Bayern Muncheni.

Largimet e tjera, janë: Adam Lewis, Melkamu Frauendorf, Mateusz Musialowski, Nathan Giblin, Francis Gyimah, Luke Hewitson, Niall Osborne dhe Cody Pennington./Indeksonline/