75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / L K

Identifikohen dy shqiptarët të arrestuar për spiunazh me BIA-n

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat të arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës, raporton Paparaci.

Burime brenda policisë i thanë Paparacit se dy të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.

Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës është duke vazhduar ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vjet kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve ’90-’99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtronte funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.