75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / mp

Dogana kap kamera kontrabandë dhe i konfiskon

Dogana e Kosovës ka parandaluar tentativën e kontrabandës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Një tentativë për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të shoferit dhe pasagjerit.

Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës. Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.