75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lille e zyrtarizon trajnerin e ri

Bruno Genesio është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës së Lille.

Klubi francez nuk humbi kohë dhe e emëroi shumë shpejt zëvendësuesin e Paulo Fonsecas, shkruan IndeksOnline.

Tekniku 57-vjeçar nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Lille.

Francezi më herët ishte trajner i skuadrës Olympic Lyon, derisa nga viti 2021-2023, e udhëhoqi skuadrën e Rennes.

Genesio gjatë vitit 2022 u shpall trajneri më i mirë në Ligue 1./IndeksOnline/