Konfirmohen edhe 2 lojtarë tjerë që do largohen nga Kombëtarja e Anglisë

Kombëtarja e Anglisë me trajnerin Gareth Southgate është duke bërë gati listën e plotë të Euro-s 2024.
Siç raportojnë mediat e huaja, përveç James Maddisonit edhe dy lojtarë të tjerë do largohen nga kampi i “Tre Luanëve”, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për dyshen, Curtis Jones dhe Jarell Quansah, të dytë nuk do marrin pjesë në Euro-n 2024.
Kujtojmë që Kombëtarja e Anglisë në grupet e Euro-s 2024 do të përballet me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë./Indeksonline/
🚨 Curtis Jones and Jarell Quansah have NOT made the final England squad for the EURO 2024. 🏴🚫
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 6, 2024
✍️ @_pauljoyce pic.twitter.com/ptTfaUPfV5