75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / MSH

Gjesti human i doktorit të Pejës, këndell një kalimtar që humbi ndjenjat papritur

Një incident ka ndodhur dje në Pejë, ku një person ka humbur ndjenjat teksa ishte duke ecur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës mbi Lumëbardhin, raporton Indeksonline.

Fatmirësisht, pranë vendit të ngjarjes ishte specialisti i emergjencës, doktori Besnik Ibraj, i cili nxitoi ta ndihmonte viktimën.

Ibraj i dha ndihmën e parë mjekësore viktimës, që pothuajse ishte pa shenja jete, për ta ndihmuar atë të merrte më pas trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës./Indeksonline/