Pa vota të opozitës, Komisioni për legjislacion voton Projektligjin për KPM-në

Pa vota të opozitës, Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.
Krahas këtij projektligji, ky komision ka votuar edhe Projektligjin për këshillin e sigurisë së Kosovës; atë për zyrtarët publikë dhe projektligjin për rrugët.
Në këtë komision morën pjesë vetëm anëtare e komisionit nga mazhoranca ndërkaq anëtarë nga opozita munguan në këtë mbledhje.