75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

Me VAR apo pa? Klubet e Premier League votojnë për sistemin e teknologjisë

Sistemi i teknologjisë, VAR do të mbetët në Premier League përkundër një tentimi për ta larguar atë në sezonin e ri të garave 2024/25.

Pas përfundimit të sezonit, u hap një votim nga klubet për ta rishqyrtuar sistemin e teknologjisë që kishte shumë reagime nga skuadrat gjatë sezonit që e lam pas, shkruan Indeksonline

Megjithatë në votat e mbledhura nga klubet angleze është mësuar se VAR-i nuk largohet nga Premier League.

Kujtojmë që VAR-i u kritikua shumë nga skuadrat në Premier League për disa gabime të pafalshme që ndodhën pikërisht në sezonin 2023/24./Indeksonline/