Legjenda e AC Milanit pritet të marr drejtimin e Monzës

Skuadra nga Serie A, Monza ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Raffaelle Palladino.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin legjendar, Alessandro Nesta i cili pritet të zëvëndësoj Palladinon pasi që ky i fundit, u zyrtarizua si trajneri i ri i Fiorentinës.
Nesta, do të menaxhojë një skuadër të Serie A për herë të parë në karrierën e tij si trajner, pasi që më parë kishte menaxhuar skuadra të Serie B si Perugia, Frosinone dhe së fundmi në Reggiana.
Ish-mbrojtësi italian, nijhet për karrierën e tij legjendare ku ishte pjesë e Lazios, Milanit, Montreal Impact si dhe përfundoi karrierën e tij në Indi te Chennaiyin./IndeksOnline/
🚨 Alessandro Nesta will be the new head coach of Serie A side Monza. 🇮🇹👔
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 6, 2024
(Source: @MatteMoretto) pic.twitter.com/9GlqflPhjX