75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Më 13 qershor mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 qershor 2024 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.