75 Mall Live Search
16:39 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / FR

Përfundon intervistimi i gruas së Millan Radojçiqit nga policia

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka intervistuar gruan e Millan Radojiçiqit, në njërin prej stacioneve policore në veri të Mitrovicës.

E dyshuara Ema Radojiçiq, sapo ka përfunduar intervistimin në Policinë e Kosovës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pas intervistimit, Ema Radojiçiq është liruar”, tha Elshani.

Elshani më herët ka njoftuar se në stacionin në veri të Mitrovicës është u intervistuar në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë./Indeksonline/