75 Mall Live Search
16:50 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / Gj. Sh

Edhe dy yje të tjerë të Anglisë largohen nga kampi, nuk do të jenë në EURO 2024

Pas James Maddison, edhe futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish dhe ai i Manchester United, Harry Maguire, janë larguar nga kampi i Anglisë.

Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, ata nuk do të jenë pjesë e listës finale të Gereth Southgate për ndeshjet e Euro 2024, shkruan IndeksOnline.

Maguire ende nuk është 100% në formë, ndërsa Grealish, Maddison, Curtis Jones, James Trafford dhe Jarrel Quansah po përjashtohen nga Gareth Southgate dhe stafi i tij.

Kujtojmë që Anglia para ndeshjeve të Kampionatit Evropian, nesër do të luaj një ndeshje miqësore kundës Islandës.

”Tre Luanët” në Euro 2024 janë në grup së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë./IndeksOnline/