75 Mall Live Search
18:29 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për spiunazh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh nga Ferizaj, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Kështu bën të ditur burime të IndeksOnline.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim e gjykatës.

Ndërsa, avokati Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij, i dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka theksuar se nuk ka prova ndaj Shabanit për spiunazh ndaj Shabanit, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas avokatit, prokuroria ka bërë spektakël me arrestim e klientit të tij, si spiun i dyshuar për BIA-n serbe.

“Jam i lumtur bashke me kolegen se ajo fare sot dëgjuam dhe lexuam nuk arrti të argumentoj asnjë fjalë apo fjali se dy qytetarët e Kosovës kanë spiunuar në Serbi.

Nuk pati mundësi Prokuroria për ta zbuluar qoftë edhe asnjë transkripit të vetëm. Qoftë edhe një vazhdim të vetëm. Qoftë edhe një fotografim të vetëm. Prandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellur dy në emër të ashtuquajturës drejtësi. E që në fakt rrezikohen ata dhe familja”, ka thënë Berisha.