75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / FR

Ja se çfarë tha avokati Besnik Berisha për të dyshuarin e spiunazhit, Bedri Shabanin! (VIDEO)

Pas përfundimit të seancës, Besnik Berisha, avokat i Bedri Shabanit, ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të provojë se klienti i tij është i përfshirë në spiunazh.

“Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë se dy qytetarët kanë spiunuar për Serbinë. Prokuroria rastin e Bedriut, ka dështuar, e ky është persekutuar”, ka thënë ai.

Tutje Berisha e ka konfirmuar se klienti i tij është dëshmitar i Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Është histori e njohur, nuk i ikë. Është dëshmitar i Prokurorisë në Hagë. Nuk është rast konfidencial, sepse nuk do e zbuloja këtu”, tha ai.

Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh nga Ferizaj, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Për me shumë ndiqeni videon më poshtë: