75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / FR

Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate.

Sipas tij, këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”.