75 Mall Live Search
07:37 / E Premte, 07 Qershor 2024 / L K

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.