75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 07 Qershor 2024 / A. M.

“Lidere e shquar”, italianët përshëndesin rizgjedhjen e Cakës në krye të Kushtetueses

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Gresa Caka – Nimani, e cila u zgjodhë për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

“Urime znj. Gresa Caka-Nimani për konfirmimin në krye të Gjykatës Kushtetuese për një mandat të dytë. Ajo është treguar një lidere e shquar, duke i uruar të gjitha të mirat në përmbushjen e mandatit të ri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë se në seancën administrative të mbajtur, më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të gjykatës, znj.

Caka-Nimani ishte zgjedhur kryetar e Kushtetueses tre vjet më parë. Ajo ishte dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor në vitin 2015. Gjatë viteve 2006-2008, ajo ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë amerikane për Grupin punues dhe më pas, Komisionit kushtetues, përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Për kontributin e dhënë në këtë proces, ajo ishte vlerësuar me disa çmime dhe dekorata nga USAID-i në Kosovë, por edhe me disa çmime të merituara nderi nga Departamenti Amerikan i Shtetit. /Indeksonline/