75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Al Ittiad kërkon transferimin e Kounde

Jules Kounde mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.

Për mbrojtësin francez ka shfaqur interesim skuadra arabe, Al Ittihad, e cila dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Duke parë krizën ekonomike të Barcelonës, skuadra katalanase është e gatshme ta shes nëse vie ndonjë ofertë joshëse.

Kounde është një qendërmbrojtës që Al-Ittihad e pëlqen dhe ata mendojnë se ai mund të përshtatet mirë me Ligën Saudite.

Por gjithçka pritet të vendoset pasi trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick të mbledh skuadrën dhe të vendos se me cilët futbollistë do të krijojë ekipin për sezonin e ri./IndeksOnline/