75 Mall Live Search
18:51 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ballkani ndan rrugët me Lorenc Trashin

Lorenc Trashi nga dita e sotme nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.

Kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje të dyanshme për të shkëputur kontratën me Lorenc Trashin, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi shqiptar sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit, ku shënoi dy gola dhe ishte pjesë e suksesit, duke fituar titullin e Superligës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Vlera e Trashit në tregun e transferimeve sipas ”Transfermarkt” është 200 mijë euro./IndeksOnline/