75 Mall Live Search
22:41 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjermania fiton me përmbysje ndaj Greqisë, gati për Euro 2024

Kombëtarja e Gjermanisë e ka fituar ndeshjen e dytë miqësore, parapërgatitje para Kampionatit Evropian.

Nikoqirja e Euro 2024, shënoi fitore ndaj Greqisë, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Të përgjedhuri e Papadopoulos, shkuan në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Georgios Masouras, në minutën e 34-të.

Por ”pancerat” nuk u dorëzuan dhe përmbysen rezultatin në pjesën e dytë.

Kai Havertz barazoi shifrat në minutën e 56-të, ndërsa Pascal Gross shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.

Kështu djelmoshat e Naggelsman janë të gatshëm për Euro 2024, ku në fazën e grupeve luajnë kundër Skocisë, Hungarisë dhe Zvicrës./IndeksOnine/