“S’muj ia ndali shtetit telefonin”, javën tjetër jipet aktvendimi ndaj 11 të akuzuarve për sulmin në “Missini” dhe “Te Rizza”

Të premten ka përfunduar gjykimi ndaj 11 të akuzuarve, të cilët po ngarkohen se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”.
Aktvendimi për të akuzuarit do të jipet të premten e ardhshme.
Në këtë rast, të akuzuar janë: Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqit, Valdrin Beqirit, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli.
Mbrojtësit e të akuzuarve Arianit Pllana. Krehsnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismaili, Diar Raqi, Egzon Cakolli, avokatët Agron Curri, Kamer Hakaj, Ardina Azemi, Mentor Neziri, Ilir Bekteshi, Arsim Krasniqi,Lavdrim Salihu fjalën e tyre përfundimtare e kanë dorëzuar me shkrim dhe kanë vazhduar me elaborimin e saj.
Të njëjtit kanë deklaruar se duke u bazuar në shqyrtimin gjyqësor dhe duke u mbështetur në provat e administruara gjatë procesit, prokuroria nuk ka arritur të vërtetoi me asnjë provë se të mbrojturit e tyre kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë duke kërkua aktgjykim lirues.
Kurse i akuzuari Arianit Pllana ka deklaruar se ai nuk i njeh fare të dëmtuarit Riza Bajrami dhe Lindrit Misini dhe nuk ka pasur motiv lëndimin e tyre.