75 Mall Live Search
09:34 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / Gj. Sh

Nagelsmann tregon se cili do të jetë portieri kryesor i Gjermanisë në Euro 2024

Pas fitores në miqësoren 2-1 ndaj Greqisë, Gjermania ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.

Përkundërr fitores, tifozët gjerman kanë pasur kritika pas ndeshjes, shkak u bë një gabim i portierti Manuel Neuer, ku Greqia shënoi gol qysh në fillim të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Por trajneri i Gjermanisë, pas ndeshjes e konfirmoi se pjesëtari i Bayern Munchenit, do të jetë portier fillestar në Euro 2024.

“Nuk do të argëtoj asnjë diskutim për rolin e portierit, Manuel Neuer është dhe do të jetë portieri jonë fillestar. Nuk do të lejoj asnjë diskutim të lindë, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë.”, deklaroi Naggelsman./IndeksOnline/