Gjykata refuzon shtyrjen/ Miku i Ramës, McGonigal nis burgimin

Një gjykatë në Nju Jork ka refuzuar kërkesën e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal për të shtyrë kohën e dorëzimit në burg.
Miku i Edi Ramës kishte kërkuar që të dorëzohej në burg pas datës 17 qershor.
Megjithatë kërkesa e tij është refuzuar dhe sipas raportimeve në median sociale, ai tani ndodhet në burg. Ish- e dashura e tij, Allison Guerriero ka publikuar edhe numrin e regjistrimit të tij në burg.
Edhe zyrtarisht në faqen e burgjeve të SHBA konfirmohet se Charles McGonigal është në burg.
Sipas kësaj faqe, 55-vjeçari ndodhet në burgun e qytetit Sandstone në Minesota. Ky është një burg i sigurisë së ulët.
McGonigal është dënuar me 50 muaj burg për dosjen e tij të parë, që lidhej me një oligark rus.
Ndërsa për dosjen shqiptare ai është dënuar me 28 muaj burg.
Ndërkohë së fundmi, media gjermane BILD konfirmoi se për këtë dosje është hetuar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit korruptoi zyrtarin e lartë të FBI-së për qëllime politike.

