75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / MSH

Përparimi dhe Kristalja dorë për dorë në “paradë”, kryetari e shijon edhe me vallëzim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me bashkëshorten e tij, Kristalen, i janë bashkuar paradës së krenarisë.

Parada po mbahet në Prishtinë, teksa në parakalimin e bërë kanë prirë kryeministri Kurti, ministrat Hajrulla Çeku, Albulena Haxhiu e Arben Vitia, si dhe kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë parakalimit me moton “Kemi qenë dhe do t’jemi”, Rama i ka mbajtur dorën gruas së tij dhe duket se e ka shijuar gjithë këtë organizim, shkruan Indeksonline.

Parakalimi i sotëm po bëhet në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi me 3 qershor.

Në Javën e Krenarisë, personalitete dhe pjesëtarë të komunitetit LGBT promovojnë të drejtat e homoseksualëve, transgjinorëve dhe të tjerëve.