Yllka e Durimi thojnë “Ta ha zemrën”

Bashkëpunimet e tyre nuk janë më befasi.
Dyshja Yllka Kuqi dhe Durim Malaj kanë publikuar një tjetër hit, raporton Indeksonline.
Kënga quhet “Ta ha zemrën” dhe është prodhuar nga Nurteel.
Dyshja e ka publikuar këngën me një videoklip dinamik dhe përplot ngjyra.
Për më shumë, ndiqni këngën: