75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / G T

Kundërshtarët e Shqipërisë në superformë, Spanja e “shkatërron” Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore me rezultatin e thellë 5:1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit para Euro 2024.

Golat për kombëtaren spanjolle i shënuan: Pedri (2), Alvaro Morata, Ruiz dhe Oyarzabal, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm për kombëtaren mysafire e shënoi Ballard në minutën e dytë të ndeshjes.

Kujtojmë që ky ishte testi i fundit i trajnerit de la Fuente para ndeshjeve të Euro 2024, ku Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë./Indeksonline/