75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 09 Qershor 2024 / Gj. Sh

Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet  të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas njoftimin të këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.