Endrick shënon në fund dhe i sjell fitoren Brazilit kundër Meksikës (VIDEO)

Kobëtarja e Brazilit e ka mposhtur Meksikën në një ndeshje miqësore, e cila përfundoi me rezultat 3-2.
Golin e fitores për Brazilin e shënoi talenti 17-vjeçar, Enderick, në minutën 90+6, shkruan IndeksOnline.
”Selecao” kishte epërsinë prej dy golave, me Andreas Pereira i cili shënoi gol qysh në minutën e pestë të ndeshjes.
Gabriel Martinelli dyfishoi rezultatin në minutën e 54-të.
Meksika nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin në 2-2.
Julian Quinones në minutën e 73-të dhe Gullermo Martinez në 90+2 ishin golashenues për Meksikën.
Pastaj erdhi momenti i Enderick i cili i solli fitoren kombëtares braziliane.
Kujtojmë që 17-vjeçari nga sezoni i ri do të luaj për kampionin evropian, Real Madridin./IndeksOnline/