Endrit Thaçi për babain: Nuk ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë, krenar me ty

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se sot janë bërë 10 vite nga fitorja e zgjedhjeve të babit të tij.
Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke kujtuar ish-presidentin.
Endriti ka thënë se zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, kanë qenë të shtatat rresht të fituara nga PDK-ja dhe se nuk ka politikan që ka fituar më shumë zgjedhje se, Hashim Thaçi në dy dekada liri.
‘’Me 8 qershor 2014, para 10 vjetësh, ishte fitorja e radhës e zgjedhjeve nga babi. Ishte përvojë e jashtëzakonshme edhe për mua si pjesë e kohëpaskohshme e fushatës së tij. Këto ishin zgjedhjet e shtata të fituara rresht prej tij. Nuk ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë në mbi dy dekada liri. Jam shumë krenar me ty, bab!’’, ka shkruar Endriti. /IndeksOnline/
