Eden Hazard rikthehet në “Stamford Bridge”, realizon gol nga gjuajtja e lirë

Ish-futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard është rikthyer në “Stamford Bridge” për të luajtur një ndeshje miqësore.
Hazard shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i gëzuar tifozët e pranishëm në stadiumin e klubit të Chelseat, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që në këtë ndeshje po luajnë shumë legjenda, përfshi këtu: Del Pieron, John Obi Mikelin, Usain Boltin, Gary Cahillin, Michael Essien, Cole etj.
Kurse trajnera në këtë ndeshje bamirëse janë dyshja, Maurizio Pochettino dhe Frank Lampard./Indeksonline/
EDEN HAZARD GOAL AT THE BRIDGE TEARS IN MY EYES pic.twitter.com/K64HUY1FvW
— Conn (@ConnCFC) June 9, 2024