75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / FR

Vetaksident në Rugovë, lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme Rugovë të qytetit të Pejës.

Si pasojë, lëndime kanë marr dy persona, të cilët janë liruar pas trajtimit në Spitalin e Pejës.

Këtë për Indeksonline ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se si pasojë e aksidenti, lëndime kanë marr dy persona, të cilët janë liruar pas trajtimit në Spitalin e Pejës.

“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar. Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.