Ambasadori shkruan për takimet e Ramës me presidenten e kryetarin e Prishtinës – i falënderon për mikëpritje
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/rama.jpg)
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se nderimi i kryeministrit Edi Rama në Prishtinë me “Çelësin e qytetit” është akt simbolik që “përforcon më tej lidhjen e veçantë dhe të pandashme mes nesh”.
Malaj ishte pjesë e vizitës së Ramës në Kosovë të hënën, në të cilën për herë të dytë mungoi një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ishte nder dhe kënaqësi të isha pjesë e vizites së Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, për konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në kuadrin e vitit jubilar të 25 Vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 25 vjetorit të çlirimit. Po ashtu, kryeministri Edi Rama u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani si dhe u nderua me çelësin e qytetit të Prishtinës nga kryetari i komunës, z.Përparim Rama”, shkroi ambasadori në një postim në “X”.
“Ky akt simbolik përforcon më tej lidhjen e veçantë dhe të pandashme mes nesh, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët tanë”, shtoi ai.
Malaj i falënderoi të gjithë “për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin në avancimin e interesave tona të përbashkëta”.
“Urime për këtë 25 vjetor të rëndësishëm Kosovë”, shkroi ambasadori shqiptar.
Ishte nder dhe kënaqësi të isha pjesë e vizites së Kryeministrit @ediramaal në Prishtinë, për Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në kuadrin e vitit jubilar të 25 Vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 25 vjetorit të çlirimit.
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) June 12, 2024
Po ashtu,Kryeministri Edi Rama u… pic.twitter.com/tpJZKHwB1e