75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / L K

Vesa Smolica ndan lajmin e trishtë me fansat, humb njeriun e shtrenjtë

Ish-banorja e Big Brother VIP, Vesa Smolica, ka ndarë ditën e sotme një lajm të trishtë me fansat e saj.

Këngëtarja ka treguar se gjyshja e saj është ndarë nga jeta. Vesa ka publikuar në Instastory një foto të gjyshes, ku bashkëngjitur me të shkruan:

Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!”.

Kujtojmë se pas eksperiencës në BBV, këngëtarja është bërë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ka zbuluar se po punon për disa projekte të reja muzikore.