75 Mall Live Search
14:46 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / L K

Haradinaj pret në një takim presidentin e Shqipërsë, Bajram Begaj

Haradinaj ka pritur në një takim presidentin e Shqipërsë, Bajram Begaj

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar Grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Postimi i plotë:

“Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit president Begaj! 

Faleminderit Shqipëri!🇦🇱“, ka thënë Haradinaj.