75 Mall Live Search
20:12 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / Gj. Sh

”Dhuratë për ditën e çlirimit”, Drilon Hajizi kapiten i ri i KB Trepçës

Basketbollisti Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i KB Trepçës për sezonin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kampioni i Kosovës në Basketboll, përmes një njoftimi zyrtar, shkruan IndeksOnline.

Trepça thotë se kjo është një dhuratë për datën e çlirimit.

”Një dhuratë për ditën e çlirimit!

Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin.

Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.

Klubi është mirënjohës për kontributin e tij.  Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/