75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / AR

Bllokohet një jaht në Vlorë, gjobitet me 100 mijë lekë pronari

Policia e Vlorës ka bllokuar një mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.

Pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me certifikatën e operatorit turistik detar është ndëshuar me  masë administrative 100 000 lek.

“Shërbimet e Policisë kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj”, njofton policia.