75 Mall Live Search
09:55 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / MSH

Policia bastis banesën e familjes Potera në Fushë-Kosovë, ankohen se iu demolua,ndërsa ndodhen në Gjermani (Pamje)

Policia e Kosovës ka bastisur banesën e familjes Potera në Fushë-Kosovë.

Shkak për këtë është bërë djali i kësaj familjeje, Erzeni i cili fillimisht ishte ndaluar bashkë me disa të rinj në autostradë në Fushë-Kosovë.

Familja Potera është ankuar se banesa e tyre është demoluar dhe se gjithçka është bërë pa njoftimin e tyre.

“Ne ndodhemi në Gjermani dhe nuk kemi qenë në dijeni për asgjë. Na kanë tregu të afërmit se banesa jonë është përmbysur e tëra pas bastisjes që i është bërë.

Ne do të vijmë këtë javë në Kosovë dhe do t’i denoncojmë keqbërësit”, ka thënë njëri nga familjarët e familjes Potera.