75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / k.v

“Nuk ke folur asgjë, ti veç fol kot” – Pozitë e opozitë përplasen gjatë raportimit të Bislimit në komision

Deputetet e pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për integrime evropiane, ku ishte duke raportuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Përplasje patën deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani me deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Deputetja e partisë në pushtet, Fjolla Ujkani, kishte vërejtje që diskutimi është duke marrë kah tjetër dhe nuk është diskutuar për atë që ftohet mbledhja e komisionit e raportimet e zëvendëskryeministrit e të ministrave.

“Mënyra edhe qasja qysh e keqpërdorni pozitën si kryetare e komisionit ju po e bënë ftesën me ardhë zëvendëskryeministri me raportu vetëm për opozitën. Ky është niveli që po e sjellni ju debatin dhe këtu dua ta mbaj edhe unë. Duhet me lënë radhën me fol edhe të tjerët”, ka thënë ajo.

E deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha se deputetja Ujkani nuk është duke thënë asgjë.

“10 minuta je duke fol, nuk ke folur asgjë. Ti veç folë kotë. Nuk fole asgjë hiq bëjë pyetje”, u shpreh ai.

E me këtë rast fjalën deshi ta marrë kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, por që pati kundërshtime nga deputetja Ujkani.

Me pas të dy deputetet, Ujkani dhe Krasniqi, kanë debatuar në të njëjtën kohë, përderisa deputetja Krasniqi lexonte e-mailin e dërguar për raportim ndaj zëvendëskryeministrit.