75 Mall Live Search
17:44 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / FR

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Rama ka theksuar se ky anëtarësim kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride.

“Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, ka shkruar kryeministri.